Kalo te përmbajtja kryesore

Në Gjermani, infermieria konsiderohet një profesion i rregulluar. Kjo do të thotë se ju lejohet të punoni si infermierë në Gjermani vetëm nëse zotëroni një kualifikim të caktuar, si p.sh. një provim shteti, një diplomë bachelor ose master në infermieri.

Të gjithë infermierët që vijnë nga jashtë Gjermanisë, duhet t'i nënshtrohen një procesi njohjeje. Në këtë proces, shteti gjerman krahason arsimin vendas të aplikuesit, në këtë rast të inferimerit, me arsimin gjerman. Ky proces siguron që të gjithë infermierët e huaj të përmbushin standardet gjermane në ushtrimin e profesionit të tyre.

Si funksionon procesi i njohjes

Aplikimi: Ju dorëzoni një aplikim për njohjen e kualifikimeve tuaja profesionale të huaja pranë autoriteteve përgjegjëse në Gjermani. Çdo shtet federal në Gjermani ka autoritetin e vet me kërkesa dhe dokumentacion specifik. Agjencitë e mira të rekrutimit dhe punëdhënësit shpesh ndihmojnë me burokracinë dhe procesin e aplikimit.

Rishikimi: Autoriteti përgjegjës shqyrton dokumentet tuaja (p.sh. certifikatat, diplomat, etj.) dhe krahason përmbajtjen e trajnimit tuaj me kurrikulën gjermane të infermierisë. Për shembull, ata kontrollojnë nëse të gjitha fushat e nevojshme lëndore janë mbuluar për kohëzgjatjen e kërkuar ose nëse ndonjë përmbajtje trajnimi mungon ose është e pamjaftueshme.

Rezultati: Pas rishikimit, do të merrni një “njoftim vlerësimi” (Feststellungsbescheid), i cili mund të ketë rezultatet e mëposhtme:

  • Ekuivalencë e plotë: Nëse arsimi juaj në vendin amëtar është në thelb i barabartë me atë gjerman, do t'ju lëshohet një njoftim i ekuivalencës (Gleichwertigkeitsbescheid). Nëse në njoftim keni të shkruar "ekuivalencë të plotë", ju duhet të merrni vetëm një certifikatë gjuhësore të nivelit B2 dhe jeni gati të aplikoni për licencën tuaj profesionale. Me këtë licencë ju lejohet të punoni si infermierë të regjistruar në të gjithë Gjermaninë.
  • Njohje e pjesshme: Nëse ka dallime midis arsimit tuaj dhe atij gjerman, ju duhet të plotësoni një masë plotësuese, si p.sh një kurs përshtatjeje ose një test njohurish mjekësore. Nëse në njoftim keni të shkruar "njohje të pjesshme", duhet t'i nënshtroheni masave të kërkuara plotësuese dhe më pas të merrni një certifikatë gjuhësore B2. Vetëm pasi të keni plotësuar kërkesat që kërkon njohja e plotë dhe të keni marrë certifikatën gjuhësore, ju lejohet të punoni si infermiere në të gjithë Gjermaninë.
  • Refuzimi: Nëse kualifikimi juaj nuk njihet sepse ndryshon ndjeshëm nga kualifikimi gjerman, do t'ju duhet të përfundoni një program të plotë arsimor trevjeçar në Gjermani për të punuar si infermiere e regjistruar.

Çfarë është një masë plotësuese (Ausgleichsmaßnahme)?

Një masë plotësuese ju ndihmon të kapërceni çdo boshllëk në kualifikimet tuaja në krahasim me standardet gjermane të infermierisë. Kjo siguron që ju të keni të gjitha njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike për të punuar si infermierë të regjistruar në Gjermani.

Ju keni dy mundësi për një masë kompensuese.

Çfarë është një kurs përshtatjeje (Anpassungslehrgang)?

Kursi i përshtatjes trajton ndryshimet në arsimimin midis infermierëve të huaj dhe standardeve gjermane të infermierisë. Përmbajtja mund të jetë praktike dhe teorike. Kohëzgjatja e një periudhe përshtatjeje varjon ndjeshëm, duke filluar nga 6 muaj deri në 3 vjet. Kohëzgjatja varet nga njohuritë specifike ku duhet të plotësoni një numër të caktuar orësh. Orët e kërkuara në çdo njohuri mund të ndryshojnë shumë në varësi të vendit të origjinës së arsimimit dhe shtetit federal në Gjermani.

Pasi të keni përfunduar me sukses kursin e përshtatjes, kualifikimi juaj do të njihet në Gjermani. Më pas, ju lejohet zyrtarisht të punoni si infermiere e njohur nga shteti Gjerman, duke mbajtur të njëjtin status profesional, të drejta dhe përgjegjësi si një infermiere e trajinuar në Gjermani.

Çfarë është një provim i njohurive mjekësore “Kenntnisprüfung”?

Provimi i njohurive mjekësore është i ngjashëm me një provim përfundimtar dhe përbëhet nga komponentë oral dhe praktik. Gjatë provimit, duhet të dëshmoni se keni njohuritë ekuivalente profesionale si infermierë të trajinuar në Gjermani. Përmbajtja e provimit bazohet në kurrikulën e arsimimit për infermierët në Gjermani.

Komponenti oral i provimit të njohurive mjekësore

Provimi me gojë zakonisht zhvillohet në një shkollë të infermierisë dhe zgjat rreth 60 minuta. Bordi i ekzaminuesve do t'ju japë një rast studimi, i cili është një përshkrim i një skenari ose situate të veçantë të kujdesit të një personi që ka nevojë për ndihmë. Bordi i ekzaminuesze do t'ju bëj pyetje në lidhje me këtë rast. Ajo që është e rëndësishme është të jepni jo vetëm njohuri faktike, por edhe të reflektoni mbi pyetjet, t'i analizoni ato, të shprehni mendimin tuaj dhe të arsyetoni plotësisht përgjigjet tuaja.

Në mënyrë tipike, tre persona janë të pranishëm gjatë provimit me gojë: dy ekzaminues që bëjnë pyetjet, regjistrojnë përgjigjet tuaja dhe i vlerësojnë ato, dhe një kryesues që siguron që provimi të ndjekë procedurat zyrtare.

Komponenti praktik i Testit të Njohurive Mjekësore

Në provimin praktik, ju do të duhet të demonstroni se si i trajtoni pacientët, identifikoni nevojat e tyre individuale dhe ofroni kujdesin e duhur. Ju duhet të ndiqni me saktësi standardet e infermierisë gjermane, si p.sh kujdesi personal, trajtimi i plagëve dhe standardet e higjienës. Bordi i ekzaminuesze do t’ju testojë në situata të ndryshme kujdesi që pasqyrojnë skenarë të përditshëm në infermieri, p.sh. kushte specifike mjekësore ose nevoja të pacientit.

Numri i situatave dhe fushat specifike të kujdesit që do të testohen do të përshkruhen në vendimin tuaj të vlerësimit.

Provimi praktik zakonisht zhvillohet në një institucion shëndetësor, siç do të jetë vendi juaj i punës. Në raste të jashtëzakonshme, mund të kryhet edhe në një shkollë infermierie në një mjedis të simuluar duke përdorur një manekin ose një aktor. Ashtu si në provimin me gojë, edhe gjatë provimit praktik janë të pranishëm dy ekzaminues.

Pasi të keni kaluar me sukses provimin e njohurive mjekësore, mund të aplikoni për licencën tuaj profesionale. Me këtë licencë, ju njiheni zyrtarisht si infermierë të regjistruar në Gjermani, duke mbajtur të njëjtin status profesional, të drejta dhe përgjegjësi si një infermiere i trajinuar në Gjermani.

Si të përgatitem për provimin e njohurive mjekësore?

E rëndësishme: Ju lejohet të rimerrni testin e njohurive vetëm një herë. Prandaj, rekomandohet shumë të ndiqni një kurs përgatitor për t'u siguruar që jeni plotësisht të përgatitur.

Përgatitja për provim mund të bëhet në mënyrën që ju preferoni dhe jo domosdoshmërisht me një shkollë përgatitore, pasi nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për t'u përgatitur për provimin. Megjithatë, duke qenë se profesioni i infermierisë në Gjermani mund të mbulojë fusha që ndryshojnë nga ato në vendin tuaj, këshillohet që të ndiqni një kurs përgatitor të krijuar posaçërisht për testin e njohurive mjekësore.

Këto kurse përgatitore ofrohen nga shkollat e infermierisë ose shkolla të tjera arsimore si Lingoda, në bashkëpunim me institucionet e kujdesit shëndetësor si spitalet ose shtëpitë e të moshuarve. Kursi zakonisht zgjat rreth 6 muaj.

Në kursin përgatitor të Lingodës, për shembull, do të mësoni bazat teorike të infermierisë në Gjermani, do të praktikoni aftësitë dhe do të diskutoni studimet e rastit me instruktorë me përvojë të infermierisë. Lingoda ju ndihmon të lidhni teorinë, gjuhën dhe praktikën në mënyrë efektive. Për më tepër, jumbështesin ju dhe punëdhënësin tuaj në organizimin e provimit të njohurive, kështu që ju mund të përqendroheni plotësisht në mësimin dhe përgatitjen.

Çfarë kostosh duhet të pres për kursin e përshtatjes ose provimin e njohurive mjekësore?

Shumica e ofruesve të arsimit paguajnë një tarifë për kursin e përshtatjes ose provimin e njohurive mjekësore. Tarifa e saktë përcaktohet nga institucioni individual.

Për shembull, kursi përgatitor i Lingoda-s për provimin e njohurive mjekësore financohet përmes një kuponi arsimor (Bildungsgutschein). Në këtë rast, qeveria gjermane mbulon kostot e kursit përgatitor disa mujor, duke përfshirë materialet mësimore dhe planifikimin dhe administrimin e provimit të njohurive mjekësore. Kjo do të thotë se kursi përgatitor është falas për ju dhe punëdhënësin tuaj.

Kursi i përshtatjes ose provimi i njohurive mjekësore – Cila është zgjedhja e duhur për mua?

Për të vendosur midis kursit të përshtatjes apo provimit të njohurive të mjekësore duhet të merrni parasysh disa faktorë. Në tabelën më poshtë mund të shihni ndryshimet kryesore midis dy opsioneve:

Kursi i përshtatjes Provimi i njohurive mjekësore
Lloji Kurs teorik dhe praktik me intervistë përfundimtare Provim me komponent me gojë dhe me shkrim 
Kohëzgjatja Kohëzgjatja individuale, deri në 3 vjet Kurs përgatitor (6-mujor) i rekomanduar, por jo i detyrueshëm
Kostot Kostot ndryshojnë (në varësi të ofruesit të arsimit dhe shtetit federal) Kostot ndryshojnë (në varësi të ofruesit të arsimit dhe shtetit federal). Me Lingoda, kursi përgatitor, përfshirë dhe provimin përfundimtar të njohurive mjekësore, mbulohet plotësisht nga kuponi arsimor (Bildungsgutschein)
Përgatitja Zakonisht nuk ka kurse përgatitore Kursi përgatitor, p.sh. përmes Lingodës, rekomandohet por jo i detyrueshëm
Zonat ku mund të përfundoni masën plotësuese Kryesisht i zbatueshëm për spitalet / objektet e kujdesit akut spitalor Ndryshon nga shteti federal, por mund të kryhet në të gjitha fushat, duke përfshirë, kujdesin spitalor dhe akut dhe afatgjatë, si dhe kujdesin ambulator

Përvetësimi gjuhës mjekësore

gjatë masës plotësuese

Përvetësimi shoqërues i gjuhës mjekësore zakonisht nuk është pjesë e masës, por një kurs gjuhësor shpesh merret së bashku për të forcuar aftësitë gjuhësore  Mësimet e gjuhës mjekësore janë shpesh pjesë përbërëse e kursit përgatitor për provimin e njohurive mjekësore
Datat e fillimit të masave plotësuese Fillimi i masës varet kapaciteti individual i ofruesit arsimor, me vetëm një datë fillimi në vit Fillon kursi i rregullt (me Lingodën kursi fillon cdo muaj), hyrja mund të planifikohet më pas nëse është e nevojshme
Aksionet